Një rast i pazakontë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se një mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, është rrahur me vjehrrën dhe mikun e tij (nënë e birë).
Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/














