Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren në krye me Anton Qunin ka mbajtur mbledhje një ditë para Kuvendit Zgjedhor ku do të zgjidhet kryetari i ri i LDK’së, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e lëshuar për media nga kjo Degë thuhet se në mënyrë unanime përkrahin kandidaturën e Anton Qunit për kryetar të partisë.
“Te gjithë delegatët e degës së Prizrenit, unanimisht në mbështetje të kandidaturës së kryetarit Anton Quni, për kryetar të LDK-së.
Unifikues, lider dhe i dëshmuar për beteja epike në luftë dhe në paqe!
Suksese ✌” thuhet në reagimin të cilin e ka shpërndarë edhe vetë Quni.
Ndërkohë nga Degë të tjera të LDK’së në Kosovë ka pasur sinjale se do të jenë në përkrahje të Lumir Abdixhikut. Një gjë të tillë e ka treguar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës që drejtohet nga Gazmend Muhaxheri dhe gjithashtu edhe nga Dega e Lipjanit.




















