Dega e Obiliqit s’e do Aganin kryetar të Partisë së Drejtësisë

E publikuar: 23/09/2016 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një njoftimi për media të Degës së Partisë së Drejtësisë në Obiliq, ka thënë se duke parë zhvillimet e fundit në Partinë e Drejtësisë, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën nxjerr një deklaratë.

“Ne si degë jemi për një reformim dhe rifuqizim të PD-së. Ne dëshirojmë t’i kthehet identiteti dhe dinjiteti i Partisë së Drejtësisë në përputhje me vlerat kombëtare dhe fetare. Ne jemi kundër veprimeve individuale dhe të interesave personale që mundohen ta devijojnë qasjen e PD-së karshi politikëbërjes dhe shtetndërtimit. Meqenëse PD ka luajtur një rol kyç në politikë, që nga themelimi i saj e deri më sot ka qenë dhe duhet te jetë në diskursin e njëjtë me anëtarësinë dhe ka marrë gjithherë në konsideratë”, thuhet në deklaratë.

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë së Drejtësisë, Këshillit Drejtues për shkarkimin e kryetarëve të shtatëmbëdhjetë degëve të PD-së, ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim të cilin e konsiderojmë si të pa bazë.“Ne si degë në Obiliq njoftojmë anëtarësinë e PD-së se vendimet e kryetarit të degës kanë qenë në përputhje të plotë me qëndrimet e kryesisë nga të cilat janë bërë në mbledhjen me datë 04.08.2016, ne si degë besojmë se kemi legjitimitet me mandat konform statutit të Partisë së Drejtësisë”, thuhet më tej aty.