LDK në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin pritet të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.
Anëtarët e Kryesisë kanë debatuar hapur për situatën aktuale në parti, ndërsa shumica e diskutimeve kanë qenë në mbështetje të kryetarit Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku ka thënë se do të ofrojë dorëheqjen nga kryetari i LDK-së në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Megjithatë, ai në një paraqitje para mediave ka thënë se nëse delegatët e LDK-së e refuzojnë dorëheqjen ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së.

















