Zëvendësministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj në një intervistë ekskluzive dhënë Radio Televizionit të Kosovës ka folur rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e tij gjatë periudhës së luftës dhe Gjykatën.
Ai tha se UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër dhe të drejtë, derisa ka folur edhe rreth arrestimit të tij gjatë periudhës së luftës.
“Ka 20 vite që unë nuk e bëjë gjumin rehat për këtë çështje dhe familja ime. E kam thënë të vërtetën dhe do ta them gjithnjë se ka pasur përpjekje që të njolloset lufta e UÇK-së, e cila ka bërë një luftë të pastër”, tha ai për RTK-në në emisionin “Monitor”.
I pyetur rreth një deklarate të dhënë gjatë periudhës së luftës, i cili në atë kohë kishte vizituar zonat e luftës, Dedaj tha se “ aq shumë është spekuluar opinioni më këtë çështje, ndonjëherë them se a ia ka vlejte të sakrifikohet aq shumë për Kosovën. Unë e kam thënë ë të vërtetën atë dite që janë kthyer nga Drenica, ku është e xhiruar konferenca ime për shtyp . Në atë kohë kur doli në skenë UCK kishte hezitime dhe nuk kishe informacione të bollshme as opinioni i Kosovës dhe as skena poli8tike, meqenëse unë në atë kohë isha nënkryetar i Parlamentit të Kosovës. Pastaj qarqet anti-UÇK, anti-Kosovë, qarqet anti-shqiptare gjithmonë kanë tentuar ta njollosur UÇK, e cila nuk kishte traditë dhe ishte në themelim e sipër. Në ndërkohë plani i dytë i shërbimeve sekrete ka qenë përçarja në mes vijës institucionale në Prishtinë të presidentit Rugova dhe UÇK-së në terren. Një tendencë e theksuar për një lufte qytetare në mes nesh”, tha Gjergj Dedaj.
Ai tha se bashkë me deputetet e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës ka marrë guximin për t’i vizituar zonat e luftës së UÇK-së.
“Pikërisht aty ku kemi marr informata se ka ofensivë serbe të ashpër nga forcat para,elitare serbe, ne bashkë me deputetet e atëhershëm kemi vizituar ato zona. Qëllimi ynë ishte të njoftohemi me dhunën që e bënte në terren ushtria serbe , por edhe të njoftohemi edhe për situatën e civileve shqiptar për t’a njoftuar diplomacinë ndërkombëtare dhe alarmonim për nevojën për ta mbrojtur popullatën civile shqiptare të pambrojtur ”, tha ai.
Në ndërkohë, tha ai, “kanë qenë disa vizita dhe në vizitën e katërt për habinë tonë apo edhe për mungesë të in formacione, ne jemi ndalur si delegacion i Kosovës prej 13 deputetëve në fshatin Qirez, pasi morëm informata se në xhamin e Qirezit dhjetëra e mijëra civil shqiptar , ku kam parë skena të llahtarshme. Kam parë fëmijë duke quajtur …etj. Kur i kemi parë ato situata dhe se ai delegacion duhet të shpërblehet me mdetalje të artë për guximin dhe trimërinë që të jenë në zona të luftës. Ka pasur keqkuptime dhe si jam kthyer në Prishtinë edhe atëherë e kam thënë se UÇK-ja është Ushtri e Kosovës dhe duhet të mbështetët e cila është në mbrojtje të Kosovës dhe pragut të shtëpisë dhe pikërisht për këtë e kam ftuar NAT-n që të solidarizohet me UÇK-në”, tha Dedaj në RTK.
Zëvendësministri i jashtëm ndërkaq tha se çështja e themelimit të Gjykatës Speciale duhet të rishikohet edhe njëherë.
Ndiqeni intervistën plotë të Gjergj Dedajt:


















