Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Deda, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se nuk beson që shefi i PDK-së, Hashim Thaçi do të zgjidhet president, dhe se sipas tij, zgjedhjet do të mund të mbaheshin në muajin prill.
“Ne duhet t’i kthehemi temës së zgjedhjes së presidentit nga ana e qytetarëve. Mendoj që Kosovës i duhet një president që ka legjitimitet të votës së qytetarëve”, ka thënë Deda.
“Unë më shumë e shoh zgjimin e një pjesë demokratike të LDK-së, e cila e ka thyer idenë se deputetët e kësaj partie Thaçin. Madje, Thaçi nuk do ta ketë kuorumin e mjaftueshëm prej 80 deputetëve ditën e votimit në Kuvend, por as përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Atë në SHBA nuk e takoj asnjë zyrtar i shtetit në takime zyrtare. Ambasada i ka demantuar deklaratat e tij se e ka mbështetjen e SHBA-ve për postin e presidentit. Në fund më e rëndësishmja është se presidentin a e përkrah populli ose jo”, ka shtuar Deda. /Telegrafi/