Deda: Rrallë ndodh që Franca dhe Gjermania bashkë të dërgojnë emisarë në Ballkan

E publikuar: 10/01/2018 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se ardhja e emisarëve të posaçëm të BE-së në Kosovë në lidhje me iniciativën për zhbërjen e Speciales, në diplomaci është hap i pritshëm.

“Kjo ndodh kur shteti vendos të merr iniciativa të papërgjegjshme”.

“Kjo vizitë e paplanifikuar do të çoj deri të një formulim i ri i BE-së për sa i takon Kosovës”, ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë më tutje se situata nuk është e zakonshme.

“Kjo nuk ndodh shpesh, që Gjermania me Francën të dërgojnë bashkë njerëz për vizitë në ndonjë shtet të Ballkanit”.

“Nuk e dimë a ka zmbrapsje nga iniciativa ose jo. Letra e Veselit duhet të pasojë me vendim të PDK-së që nuk duhet vazhduar rrugën e theqafjes. Jam skeptik deri sa ta shohim vendimin e PDK-së që ata nuk do të jenë pjesë e kësaj iniciative”.

“Në prag të Krishtlindjeve katolike, zakonisht shtetet antiperëndimore kanë marrë vendime që e irritojnë Perëndimin. Me iniciativën që është ndërmarr është bërë një gabim kolosal nga udhëheqësia e Kosovës. Me rëndësi është të shohim a do të ketë një vendim nga PDK që të mos e përkrahë këtë iniciativë”, ka thënë ai ndër të tjera.