
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i njohur për qëndrimet e tij ndryshe nga grupi i tij parlamentar, tha për mediet se as hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend dhe as suspendimi i deputetëve nuk janë të ligjshme. Deda tha se pavarësisht që nuk është suspenduar nga Kryesia e Kuvendit ai nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit që mendohet se do të vazhdojë në një sallë tjetër alternative.
Deda, seancat që mbahen pa deputetët e opozitës të cilët janë suspenduar nga Kryesia e Kuvendit, i quajti seanca të thirrura për inate.
“Natyrisht që nuk përjashtohem unë dhe të tjerët që nuk kanë gjuajtur gaz lotsjellës. Asnjëra prej këtyre mënyrave, as gazi dhe as suspendimi nuk janë të ligjshme dhe asnjëra nuk është zgjidhje”, tha Deda.
Deda ka shtuar se kjo është legjislatura më e dobët që ka pasur Kuvendi ndonjëherë, pasi sipas tij deri tash më shumë nuk janë mbajtur seancat se që janë mbajtur.