Deda: Në protestën e radhës do dal me flamurin e Kosovës

E publikuar: 14/01/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LVV, Ilir Deda i pyetur në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel se përse nuk ka pasur asnjë flamur të Kosovës në protestën e 9 janarit ka thënë se nuk ka qenë pjesë e organizimit.

“Nuk e di pse s’ka pasur flamur sepse nuk kam qenë pjesë e organizimit. Dhe për të mos bërë atë pyetje un vetë do ta marr flamurin e Kosovës”, ka thënë Deda.