Cenimi i raportit të Kosovës me ShBA-në dhe gjithë diskutimi që po ndodh ditëve të fundit që nga vendimi i Qeverisë për t’i çuar kryetarët në veri, e ka nxitur që të flasë edhe Ilir Dedën, i cili tashmë s’është aktiv në politikën kosovare.
Ilir Deda, i cili ka disa kohë që nuk është aktiv në jetën politike kosovare, ka ndarë mendimin e tij në Facebook të premten për situatën e fundit në Kosovë, shkruan Periskopi.
Deda shkruan se Kosova pa të drejtë është vendosur në përplasje “skandaloze, shkurtëpamëse dhe jashtëzakonisht të dëmshme me pasoja afatgjata me garantuesit e sigurisë dhe shtetësisë së vet, pa të cilët nuk do të krijohej shteti i Kosovës”.
“Në këtë përplasjen “për” e “kundër”, po harrohet që është hera e fundit që në establishmentin e Shteteve të Bashkuara janë njerëzit që e dijnë jashtëzakonisht mirë kontekstin e shkatërrimit të ish Jugosllavisë, duke qenë direkt të përfshirë në të gjitha proceset e vendosjes së paqes”, ka thënë ndër të tjerash Deda.
Ai thotë se brezat e ardhshëm nga dy kampet amerikane nuk do të kenë fare ndjesi për kontekstin e ngjarjeve të viteve të 90-ta dhe shpërbërjes së ish-Jugsollavisë.
“Kosova, me të drejtë, kundërshtoi projektin e ndarjes se vet, që përkrahej nga administrata republikane”, shkruan Deda.