Deda: Kam frikë se mund të kemi zgjedhje të njëpasnjëshme

E publikuar: 09/02/2025 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Ilir Deda ka shprehur shqetësimin që në Kosovë mund të ndodhë sikur në Bullgari ku kishte pasur disa zgjedhje të përgjithshme për dy vjet si pasojë e pakënaqësive të partive me rezultatet.

“Unë kam frikë që mos po na ndodh skenari i Bullgarisë që të kemi zgjedhje të njëpasnjëshme, të njëpasnjëshme, sepse partitë politike janë të pakënaqura me rezultatet e tyre, edhe nuk kanë mundësi të krijojnë qeverisje stabile”, ka thënë Deda në Specialen e Klan Kosovës.

“Bullgaria për dy vjet ka shku pesë-gjashtë herë në zgjedhje nacionale, më duket”.