Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar kundër burgosjes së Ylli Hoxhës dhe pjesëtarëve të tjerë të opozitës.
Ai ka thënë se burgosja e Ylli Hoxhës dhe pjesëtarëve të tjerë, që ai i quan, kolegë të opozitës, është aq e padrejtë si mosndjekja e eksponentëve të krimit të organizuar, transmeton Koha.net.
“Qeveria Mustafa-Thaçi më parë arreston se sa të ulet e të bisedojë me pjesëtarë të popullit të vet në opozitë”, shkruan Deda.
Ylli Hoxha dhe aktivistë të tjerë të opozitës janë arrestuar mbrëmjen e protestave kundër arrestimit të Albin Kurtit përpara Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë dhe para Prokurorisë së Shtetit.