Policia e Kosovës pran Stacionit policor në Deçan, ka njoftuar se dje me datën 13.05.2015 pas një pune operativo-hetimore ka identifikuar metodat, format dhe mënyrat e zhvillimit të aktiviteteve kriminale si dhe kryersit e veprave penale.
“Nga ana e policisë janë marrë të gjitha masat e duhura operativo-hetimore për parandalimin zbulimin dhe goditjen e të gjitha formave të këtyre veprave penale në zonë,përkatësisht në komunën e Deçanit. Në kuadër të ndërmarrjes së këtyre masave hetimore, njësiti i hetimeve pran stacionit policor në Deçan, përmes rrjeteve sociale facebook ka identifikuar personin e dyshimte shtetasin Sh.Ç. (1990) i cili kishte postuar fotografi me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar, gjithnjë në konsultim me prokurorin dhe me pëlqimin e të dyshuarit është kryer bastisje në shtëpinë e te dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar armët:
Një pushkë M48 (italiane), nr. serik NN, cal. NN;
Një pushkë automatike 20-she, cal.7.62 mm., prodhim shqiptar, një karikator i të njëjtës armë si dhe dhjete (10) copë fishek kal.7.62 mm.
I dyshuari pas kryerjes se procedurave policore, me urdhër te prokurorit te shtetit është liruar në procedure të rregullt dhe rasti do të procedohet në Prokurori./Indeksonline/