Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan i cili dyshohet se ka keqpërdor seksualisht një femër të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare-fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/


















