Dëboi vajzën e mitur nga shtëpia, arrestohet babai në Gjakovë

E publikuar: 18/11/2025 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë në Gjakovë është arrestuar të dielën pasditen, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij të mitur dhe e ka dëbuar atë nga shtëpia.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është penduar për sjelljet e tij, duke kërkuar që vajza të kthehet në shtëpi.

“Viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.