Debatit i është bashkëngjitur edhe gazetari Adriatik Kelmendi, i cili shkruan për burrat që, sipas tij, po bëjnë fushatë për t’i mbuluar gratë.
Debati për të lejuar shamitë në shkolla është rikthyer. Dhe si përherë, kanë shpërthyer reagimet pro dhe kundër kësaj, kryesisht në rrjete sociale.
Po kërkohet ndryshimi i Udhëzimit Administrativ, që ndalon që nxënëset në shkolla ta mbulojnë kokën me shami.
Kelmendi ka një pyetje për burrat që po kërkojnë lejimin e mbulesës.
“U kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë! Pse mos ta qesin nga një shami edhe për vete këta?! Le ta provojnë si është mbuluar në 38 gradë celzius”, ka shkruar Kelmendi sot në Facebook.
Ai u kërkon këtyre burrave që t’i lënë gratë të flasin vetë për atë që duan.