Angela Merkel dhe Martin Schulz janë ballafaquar në debatin elektoral mes tyre ku lideri i Socialdemokratëve priste të rriste popullaritetin e tij dhe të dëmtonte atë të kancelares aktuale Merkel, njofton Klan Kosova.
Ish-presidenti i Parlamentit Europian u munda ta sulmojë Merkel për politikat e saj, sipas tij, pasive dhe tha se Gjermanisë i nevojitet një lider që ta formësojë të ardhmen dhe jo vetëm ta menaxhojë atë.
Edhe Merkel u fokusua në ndryshimet e së ardhmes dhe foli për ekonominë digjitale e kohezionin e nevojshëm shoqëror.
Ajo nuk shkëlqeu në debat, por as që iu dush, për shkak se sulmet e Schulz ndikuan pak, ose aspak në opinionin e teleshikuesve, siç merret vesh nga rezultatet e një sondazhi që u bë derisa debati po mbahej, shkruan The Guardian.
Sipas këtij sondazhi, 44 për qind e shikuesve thanë se Merkel ishte më bindëse se Schulz.
Ky debat shihej si mundësia e fundit e socaldemokratëve për ta ndryshuar momentumin, por që sonte nuk ndodhi ashtu dhe problem që të ndodhë një ndryshim drastik edhe në ditët e ardhshme para zgjedhjeve nacionale.

















