“Kosova, Serbia dhe obsesioni i diplomacisë spanjolle” ishte tema e debatit javor Via Europa, që u mbajt në orën 22:00 të së Premtes në Televizionin Elpuntavui të Catalugnia’s në Spanjë.
Edhe 7 vjet mbas shpalljes së pamvarsisë, qeveria spanjolle refuzon me e njoftë Kovonë, e kjo asht nji mani diplomatike që i irriton qeveritë e tjera europiane, – tha moderatorja e debatit, në fillim të emisionit.
Të ftuem në debat ishin Edon Cana, Konsull i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovë, Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit, Josep-M. Terricabras, eurodeputeti i pamvarun i ERC, Ulrike Lunacek, zv/presidente e Parlamentit Europian dhe raportuese për Kosovën në PE, Bozidar Jovanovic, konsulli i Serbisë në Strasburg, derisa nji intervistë në kuadër të debatit i ishte marrë eurodeputetit slloven Igor Šoltes, zv/president i Delegacionit BE-Serbi për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Eurodeputeti kalatanas Josep-M. Terricabras e krahasoi Kosovën me Catalania’n, tue thanë se Spanja ka me e njoftë pamvarsinë e Kosovës vetëm mbasi të njohin pamvarsinë e Catalania’s, por këtë qasje e ka kundërshtue KOnsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Edon Cana, tue thanë se Kosova nuk asht nji lëvizje secesionsite, e si e tillë, ajo nuk i mbështet lëvizjet separatiste në asnji vend të botës. Cana tha se sa ma shumë që afrohet Seriba me BE’n dhe Perendimin, aq ma mirë asht për Kosovën. Konsulli tha se Spanja mundet me e ndihmue shumë Kosovën, tu’ iu bashkue vendeve të BE’s që e kanë njoftë pamvarsinë, derisa eurodeputeti Terricabras e konsideroi BE’n si partnerin ma të mirë të Kosovës në tanë botën. Si e tillë ajo mundet me ndikue të shtetet e tjera për njohjen e pamvarsisë së Kosovës, – tha Terricabras.
Ndërkaq në panelin e dytë, mbas intervistës më eurodeputetin slloven Šoltes, ku zv/presidentja e PE’s, Ulrike Lunacek kishte përballë konsullin serb në Strasburg, Bozidar Jovanovic, debati ishte ma i fortë.
Lunacek i ka hedhë poshtë të gjitha pretendimet e konsullit Jovanovic, për pabarazinë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë,
Tash ka nji spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë, – ka thanë Jovanovic. Serbët nuk kanë liri të lëvizjes, – ka shtue ai.
Kjo nuk asht e vërtetë, – i asht kundërpërgjigjë Lunacek. A ke qenë ti në Kosovë?
Po, 30 vjet ma parë, – ka qenë përgjigja e konsullit, derisa Luancek ka thanë se Kosova asht nji republikë dhe të gjithë ata që jetojnë aty duhet me jetue simbas ligjeve të Kosovës.
Ma tej, eurodeputetja ka thanë se shumica e vendeve anëtare të Parlamentit Europian e kanë njoftë Kosovën. Nga ana tjetër,
Jovanovic e ka quejtë jodemokratik imponimin, – simbas tij – që BE po i ban vendeve anëtare që ende nuk e kanë njoftë Kosovën. BE nuk ka të drejtë me e ba këtë, – tha Jovanovic. Ai ka theksue edhe nji herë “pozicionin e qartë” të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës: As njohja ligjore a as njohja në heshtje nuk asht e mundun, – ka thanë konsulli serb, tu’ shtue se Serbia ka hy ne bisedimet e Brukselit me Kosoven vetem per t’miren e qytetareve.
Ne linkun e maposhtem asht videoja e plote e debatit:
http://www.elpuntavui.tv/video.html?view=video&video_id=128628239