Barcelona nënshkroi me Frenkie de Jong nga Ajaxi, por tani vëmendja kthehet te shoku i tij, Mathiijs de Ligt.
Mbrojtësi ka qenë i kërkuar nga katalanasit për disa kohë, dhe raportimet e fundit flitet se Barcelona mund t’i bëjë bashkë De Ligtin dhe De Jongun.
De Ligt është ende duke e menduar të ardhmen ku Camp Nou mbetet opsion.
Matthijs de Ligt . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
“Unë mendoj se të gjithë do të dëshironin të shkonin në Barcelonë”.
“Është mirë që De Jong ka shkuar atje”.
Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e mirë për të dhe unë jam i kënaqur që e ka bërë, tani ai mund të përqendrohet në Ajax”.
“Unë jam shumë i lumtur në Ajax dhe unë dua të fitoj trofe këtu”, deklaroi mbrojtësi. /Telegrafi/

















