Gianni De Biassi, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka folur për ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës (3:0). Ai mendon se lideri i Serie A ka ndërtuar një skuadër fituese, derisa Barcelona humbi sherri i mbrojtjes dhe paraqitjes së dobët të Lionel Messit.
“Kjo skuadër është ndërtuar për të fituar dhe për të bërë spektakël, dhe kundër Barcelonës e tregoi. Ka bërë paraqitje të madhe, luajti në mënyrë inteligjente, e gatshme të shfrytëzonte dobësitë e katalanasve”, ka deklaruar italiani.
“Mbrojtja është unza më e dobët e tyre, edhe për faktin se përpara nuk ndrit fenomeni Messi, nuk është ai i një apo dy viteve më parë dhe kjo ndjehet te rendimenti i skuadrës”, ka shtuar De Biasi gjatë emisionit “Tutti Convocati”
Trajneri i italian foli edhe për yllin e Juventusit, Paolo Dybala, i cili në këtë mbrëmje shënoi dy here.
“Dybala? Është një lojtar që ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është në formë të shkëlqyer, ka përpara të ardhmen. Është një i ri i administruar mirë, është ndërthurur në ekip gradualisht, strategjia e Allegrit ishte fituese dhe i ka bërë mirë”, theksoi De Biasi. /Express/