De Biasi: Sido që të jetë vendimi i KAS, ndaj Francës jemi të motivuar

08.06.2015 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi: Sido që të jetë vendimi i KAS, ndaj Francës jemi të motivuar

Më 13 Qershor, Kombëtarja Shqiptare do të luajë një miqësore luksi me Francën, një sfidë e rëndësishme për të konsoliduar skuadrën, skemat e lojës në prag të sfidave të Shtatorit si dhe për të marrë përgjigjet nga futbollistët e grumbulluar.

Por një ditë përpara sfidës miqësore do të mësohet edhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, KAS përsa i përket ankimimit të FSHF për vendimin e dhënë nga UEFA për ngjarjet e ndodhura më 14 Tetor në mbrëmjen e Beogradit. Cilido të jetë vendimi, De Biasi me humor shpreh bindjen se skuadra do të zbresë njësoj në fushë ndaj Francës.

“Vendimi i KAS-it nuk varet nga ne. Nëse do të jetë vendim negativ atëhere lojtarët do të zbresin në fushë të mbushur me inat, nëse do të jetë vendim pozitiv do të jemi të karikuar 100%”.

Me sytë nga vendimi i në Luzanë pritet që De Biasi të provojë futbollistët e rinj apo të rikthyerit në Kombëtare. 59-vjeçari pavarësisht mungesave të shumta, thekson se ndaj “Gjelave” të Francës do të provojë dicka të re.

“Besoj se do të bëjmë diçka ndryshe taktikisht. Kam ide në kokë të cilat i kam bluar gjatë kësaj periudhe që nuk kemi patur ndeshje. Do të shohim gjatë javës në seancat stërvitore dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë në fundjavë”.

Më pas De Biasi ndalet edhe tek lajmet e fundit që vijnë nga merkato, si transferimi i Abrashit në Bundesligë tek Freiburg dhe ai i Cikalleshit në Turqi tek Instabul Basaksehir.

“Është një hap përpara për Abrashin dhe Cikalleshin. Kampionati gjerman është i fortë dhe Abrashi ka mundësinë të rritet akoma më shumë aty. Cikalleshi ka bërë mirë teksa kujtojmë që para pak kohësh ishte pjesë e kampionatit shqiptar dhe tani gjendet në një kampionat shumë të fortë”./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)