Trajneri Gianni de Biasi do të jetë pjesë e Emisionit Sportiv “Novantessimo Minuto”, në Televizionin Kombëtar Italian Rai, që transmetohet cdo të dielë në orën 17:00. Trajneri përfaqësueses shqiptare ka firmosur një kontratë me televizionin Italian, dhe do të mbulojë rolin opinionistit në këtë transmetim. Përkrah tij do të jenë gjithashtu dhe emra të njohur të futbollit Italian, si ish-trajneri I Italisë, Cesare Prandelli apo Alberto Malesani. Emisioni do të transmetohet nga ora 17:00 deri në orën 19:30, në kanalin Rai 2. Novantesimo minute është një emision I dedikuar për sfidat e Serisë A italiane, dhe në vitet 80-të dh 90-të ai ka qenë dritarja informative e shumë shqiptarëve për t’u njohur me golat dhe rezultatet e kampionatit Italian.