Sport

De Biasi: Nuk do të largohem nga Kombëtarja

23.06.2016 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi: Nuk do të largohem nga Kombëtarja

Europiani Kuqezi ka përfunduar mes mijëra emocionesh, ndjenjës së krenarisë dhe mirënjohjes për një skuadër që përfaqësoi në mënyrën më dinjitoze një komb të tërë në sytë e botës, por misioni i Shqipërisë vazhdon, e madje me De Biasin në krye të Kombëtares. Trajneri që është përfolur gjatë për një largim nga stoli kuqezi pas europianit, konfirmoi në një lidhje të drejtëpërtdrejtë me emisionin “Allez Show” në Supersport, se ai do të vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares Shqiptare.

“Kam një kontratë me Federatën deri në vitin 2017, kështu që besoj se në kualifikueset e ardhshme të Botërorit 2018 do të jem trajneri i Shqipërisë, e kundërta ndodh vetëm nëse Presidenti thotë ndryshe”.

E paimagjinueshme të mendosh një largim nga ana e FSHF, kështu që edhe pse në futboll kurrë nuk mund të thuash kurrë, De Biasi do të jetë trajneri i Shqipërisë. Teknikut 60-vjecar i kanë ngjitur edhe një epitet, “Gianni D’aplausi”, Gianni për duartrokitje, por tekniku meritat i kalon te grupi.

“Për duartrokitje ishin djemtë që na mahnitën të gjithëve në këtë turne, dhe besoj se gjëja më e bukur është se kjo skuadër del me kokën lart nga ky turne i rëndësishëm. Ka paksa hidhërim te të gjithë që nuk vazhduam më tej, bëmë tifo që të tjerët të bënin rezultatet që na shërbenin, por nuk ndodhi kështu dhe sic e thashë dalim me kokën lart, të ndërgjegjshëm se dhamë gjithcka”.

Trajneri nuk fshihet duke pranuar se fakti që Shqipëria i luajti e para ndeshjet e fundit në grup e penalizoi, pasi në këtë mënyrë skuadrat e tjera mund të bënin llogaritë duke kërkuar rezultatet që iu duheshin, sic ishte për shembull dhe barazimi 3-3 mes Hungarisë dhe Portugalisë që kualifikoi të dyja skuadrat.

“Fakti që ne luajtëm te dielën ndaj Rumanisë ishte një aspekt negativ pasi të tjerët kishin mundësi t’i përtshtateshin rezultateve duke e ditur se cfarë u nevojitej dhe besoj se në parim ata që luajtën në dy ditët e fundit ishin më të avantazhuar në krahasim me ne”.

Nuk mund të mos kishte dhe një koment për kapitenin Cana, që pritet t’i japë lamtumirën kombëtares, De Biasi për Lorikun ka vetëm vlerësime optimale.

“Për të qenë një kapiten duhet të japësh gjithcka për skuadrën. Unë e di se sa do të donte të luante ndeshjen e fundit kundër Rumanisë pas skualifikimit në ndeshjen ndaj Francës që kishte shumë kuptim për të. Por ai ishte shumë pozitiv, ishte aty për t’i ndihmuar shokët dhe kur i thashë që nuk do të luante reagoi si një njeri i madh, besoj ishte një leksion i rëndësishëm që iu lë djemve më të rinj që kanë bërë më pak se ai”./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”