De Biasi: Nuk e pengojmë Kosovën

E publikuar: 12/11/2015 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Kosovë-Shqipëri, në Prishtinë trajneri De Biasi dhe kapiteni Cana dolën para mediave ku folën për këtë sfidë vëllazërore por edhe për aspekte të tjera siç është ajo e lojtarëve kosovarë në Kombëtaren Shqiptare.

Trajneri De Biasi sqaroi se nuk do të ketë asnjë pengesë për Kosovën në ecurinë e saj duke deklaruar se do të grumbullojë në Euro 2016 lojtarët që kanë dhënë kontribut në fushatën eliminatore. Nga ana tjetër kapiteni Lorik Cana theksoi se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për tifozët shqiptarë anembanë teksa pohoi se pas Europianit do të diskutoj me familjen për të ardhmen e tij në kombëtare.

Video Player

00:00