De Biasi: Ky është sekreti i suksesit të Shqipërisë

23.04.2016 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
De Biasi: Ky është sekreti i suksesit të Shqipërisë

De Biasi konsiderohet një hero për kualifikimin e shumëdëshiruar që i dhuroi Kombëtares Shqiptare edhe pse vetë trajneri nuk e cilëson fat rrugëtimin e suksesshëm.
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi vazhdon turneun mediatik në Itali ku vazhdon të rrëfejë grimca nga sekreti i formulës së suksesit kuqezi që ai ruan me fanatizëm.
Pak ditë pas intervistës dhënë për “Il Messagero”, ai ndalet edhe në redaksinë e gazetës torineze “Tuttosport” ku prek nga pak çdo temë por përqëndrohet gjatë te suksesi i Shqipërisë në eliminatoret e Europianit. Sipas kësaj gazete, De Biasi konsiderohet një hero për kualifikimin e shumëdëshiruar që i dhuroi Kombëtares Shqiptare edhe pse vetë trajneri nuk e cilëson fat rrugëtimin e suksesshëm.

Ai shpjegon bazat e punës së tij duke theksuar se fillimisht punoi me lojtarët në aspektin psikologjik duke i bindur të besonin te ëndrra dhe më pas organizoi punën për rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë.

De Biasi shton më tej se një pjesë e madhe e skuadrës arrinte ta kptonte gjuhën e tij, ndërsa për pjesën tjetër si përkthyes ka shërbyer Lorik Cana, i cili nuk bëri thjesht përkthyesin por interpretoi konceptet që De Biasi kishte në kokë. Në vijim, 59-vjeçari bën një krahasim mes punës në një klub dhe në një përfaqësuese, përcjell “SuperSport.al”.

“Në rolin e trajnerit të Kombëtares ka më pak kohë për të punuar gjatë javës por në aspektin e mentalitetit nuk ndryshon asgjë. Ne shfrytëzojmë në maksimum kohën që kemi në dispozicion. Unë u tregoj djemve shumë video për të vënë re gabimet që nuk i kanë kuptuar në fushën e lojës”, thekson De Biasi që shton se pas përfundimit të sezonit, lojtarët do të pushojnë një javë dhe më pas do të nisë grumbullimi në Austri, për të vazhduar me programin deri në ditën e sfidës së parë kundër Zvicrës në 11 Qershor.

Për trajnerin e lindur në Sarmede, mbrojtja e Kombëtares është përmirësuar pasi tashmë nuk është më një repart që mbron i ndarë, ndërsa sulmi përbëhet nga një lojtar qëndre dhe dy nga krahët, të cilët kjanë gjithashtu edhe detyra mbrojtëse. Në fund të intervistës, De Biasi nënvizon se ai kërkon përherë që repartet të jenë të bashkuar dhe skuadra ta mbajë topin sa më shumë.

Një rrëfim që zbulon disa aspektet të punës që trajneri ka bërë në aspektin taktik por jo gjithçka nga filizofia e De BIasit, i cili me siguri e ka ruajtur një pjesë të madhe të sekretit për të bërë surprizën e madhe edhe në Francë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)