Davos: Lajçaku takon Bislimin, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin është urgjent

E publikuar: 15/01/2024 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Lajçaku, me anë të një postimi në platformën X, ka deklaruar se me Bislimin ka rënë dakord që zbatimi i shpejtë i marrëveshjes për rrugën e normalizimit është urgjent.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin diskutuam një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i marrëveshjes për rrugën e normalizimit është urgjent”, shkroi Lajçak.