Boksieri britanik David Haye është rikthyer fuqishëm në ring, duke e nokautuar Mark de Morin në “O2 Arena” në Londër.
Pas tre vjet e gjysmë pauze nga boksi atij i është dashur vetëm rundi i parë për të nokautuar boksierin australian, De Mori, raporton BBC. Ai e rrëzoi De Morin kur kishin mbetur edhe 49 sekonda për të përfunduar rundi i parë i takimit.
35 vjeçari me këtë fitore ka treguar ambicien e tij për të rikthyer titullin e kampionit që e kishte humbur kundër Wladimir Klitschkos në vitin 2011, transmeton Koha.net.
Boksieri i fundit që ishte rrëzuar nga boksi i Hayes ishte Derecj Chisora, i cili ishte nokautuar në rundin e pestë në meçin e korrikut 2012, dhe që nga ky takim e deri më sot Haye ka zhvilluar vetëm 4 meçe në pesë vjet.
Në vitin 2013 ai ishte tërhequr nga boksi, pasi ishte këshilluar nga mjekët që të mos bopksonte për shkak të lëndimit të krahut.
Por, meçi i sotëm kishte zgjuar një interesim të madh te publiku anglez, të cilin e takuan 16 mijë persona.
Para takimit të sotëm, 33 vjeçari Mori ishte mposhtur vetëm një herë në 33 meçe profesioniste.
Në muajin nëntor Klitschko ka humbur titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO në duel nga britaniku Tyson Fury.
Fury ka thënë më parë se asnjëherë nuk do t’i mbrojë titujt e tij nda Hayes, i cili tani ka 27 fitore nga 29 ndeshje të zhvilluara. Por, nëse Fury e mposht përsëri Klitschkon në ritakimin për titull të botës, dhe Haye arrin edhe disa fitore, atëherë mund të boksojë kundër Furyt për titull të botës.
Kundërshtari i radhës i Hayes mund të jetë britaniku tjetër Anthony Joshua.