Magjistari amerikan David Copperfield u detyrua në gjykatë për të zbuluar një prej mashtrimeve më të famshme për shkak të padive të parashtruara nga ana e pjesëmarrësve.
Britaniku Gavin Cox ngriti padi, pasi ai u lëndua gjatë pjesëmarrjes në trukun e quajtur “Lucky 13” në Las Vegas. Ai lëndoi shpatullat dhe harxhoi më shumë se 400 mijë dollarë për trajtim, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht kësaj, avokatët Copperfieldit thonë se zbulimi i trukut sjell dëm financiar, mirëpo një gjykatës në Las Vegas e ka hedhur poshtë ankesën dhe urdhëroi truku të shpaloset.
Producenti Chris Kenner në gjykatë zbuloi se personi i zgjedhur nga publiku përmes kanaleve të fshehta lë terrenin dhe ndërtesën dhe pastaj të kthehet nga dera e pasme e mbuluar me një perde. /Telegrafi/