Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni. Haradinaj ka thënë se Kosova, Shqipëria duke përfshirë edhe trojet e tjera etnike si Maqedoninë, Luginën e Preshëvës, Malin e Zi nuk kanë qenë kurrë më mirë, raporton Indeksonline.
Haradinaj e ka përqeshur gazetën Blic nga Beogradi duke thënë se raportimi i saj për tragjedinë në Kumanovë është i pakuptimtë.
“Dhe do të vazhdojnë të jenë. Çdokush që provon të na sheh apo bëjë faktorë destabilizimi në Ballkan- e ka hequr fare! Siç e kishte hequr sot ai medium nga Beogradi!”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje është shprehur ndjehet krenar që ka qenë pjesë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Çdo gjë që shkon përtej asaj lufte të shenjtë në të cilën bijat dhe bijtë tanë më të mirë dhanë jetën, është spekulim dhe janë lansime ose me qëllime të këqija ose manipuluara- nga Prishtina përmes Beogradit”, ka shtuar ,më tej Haradinaj./Indeksonline/