Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në Prime Time të Kanal 10, ka folur për aktakuzat ku ka edhe ndarje fetate.
Ai tha se përderisa aktakuza shkon deri në këtë nivel, ku flitet per katolik dhe musliman, dihet prejardhja e këtyre aktakuzave.
“Është absurde që pas 21 vjet t’i japim një ngjyrim të tillë luftës sonë. Nëse nuk kam shtet, nëse s’kam vatan, çka ka rëndësi feja”, është shprehur ai.
Tjetër akuzë e Speciales është edhe vrasja e aktivistëve të LDK-së, e Haradinaj thotë se kjo është veç një shpifje.
“Nuk ka aktakuzë të ndershmë në asnjë rrethanë, e duke i thur vargje lavdie. Ne të gjithë kemi qenë njerëz të Kosovës, kemi qenë shqiptarë, vetë kam qenë aktivist i LDK-së. Kjo i bie që është shpifje dhe e ka thënë edhe vetë LDK-ja ku thotë që askush nuk mund t’i akuzojë krerët e luftës për këto gjëra”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka thënë se ka pas vrasje pas luftës dhe se është shumë e dhimshme, por kjo nuk është kauzë e UCK-së.
I pyetur se a kanë qenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi treshja udhëheqëse e shtabit, ai tha se nuk qëndron ky mendim.
“E dini që Jakup Krasniqi deri vonë ka mbajtur pozita të larta në LDK, dhe njihet kjo gjë. Kur është kyç në UCK, si zyrtar i lartë i LDK-së. Nuk është e pranueshme të thuhet se ka ekzistuar ky funksion dhe kjo udhëheqje”, ka treguar Haradinaj.