Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj artikullit të “Insajderit”, me titullu “Eulex zbulon hetimet për krim te organizuar e haraç kundër Daut Haradinajt”.
Njoftimi i plotë i AAK-së
Kjo çfarë po bëjnë disa media, nuk është as normale e as profesionale. Me gjasë, në krizë për biznesin e tyre, një pjesë e medias nuk po lë gjë pa shpifur e gjë pa sajuar.
I tillë është edhe një shkrim i Insajderit, me titullu “Eulex zbulon hetimet për krim te organizuar e haraç kundër Daut Haradinajt”, ndërkohë që po i njejti medium në të njejtin shkrim thot se prokuroria nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Nuk është hera e parë që njerëz të këtj portali, flasin të pavërteta për mua dhe njerëz të familjes sime.
I porosis ata se me rrena, me shpifje e me trillime, nuk mund ta ngrisin as emrin e tyre e as të mediumit ku punojnë.
Ndaj meje nuk ka asfarë hetimesh dhe nga askush, pavarësisht nëse kjo përshtatet në agjendën e Insajderit apo jo! Fundja nën hetim mund të jenë edhe vet Insajderi dhe kjo nuk përbë kurrfarë lajmi dhe edhe ata e dijnë shumë mire këtë. Apo ndoshta edhe këta kanë hyrë në agjendën e zgjedhjeve, si shumë të tjerë!


















