Daut Haradinaj: Marrëveshjet kanë vdekur, s’ka zot që i ngjall

E publikuar: 03/12/2015 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin kanë vdekur, thotë Daut Haradinaj, dhe se nuk ka zot që i ngjallë ato marrëveshje.
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj vlerëson se marrëveshjet kanë vdekur.

Postimi i plotë:

Marrëveshjet kanë vdekur dhe s’ka zot që ato i ngjall. Por dilema është kjo: a do të shkojnë me to edhe shkaktarët e tyre!

Sulmet e shfrenuara të Qeverisë mbi Opozitën, vetëm sa e forcojnë frontin tonë në këtë kauzë.

Përjashtimi dhe burgosja e deputetëve, vetëm se po e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, që për t’i ruajtur marrëveshjet, e ka kthyer Kuvendin në bazë policie!

Me dhunë asnjë Qeveri kurrë s’ka arritur të mbijetojë. Ky është fundi i tyre.

DH