Daut Haradinaj: Konjufca s’ka hy me u bo kryeministër, krejt këtë po e bëjnë për të blerë kohë

E publikuar: 07/11/2025 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në “Politiko” komentoi zgjedhjet lokale dhe ato që do të mbahen me 9 nëtor për raudin e dytë.

Haradinaj tha se Kurti e ka mandatuar Glauk Konjufcën vetëm për të blerë kohë, sepse e ka të qartë që nuk do ta votojnë në Kuvend.

Përveç kësaj, Haradinaj tha se edhe për çështjen e kryetrit të kuvendit, kishte votuar duke mos e ditur që do të jetë Dimal Basha kandidat. Ai tha se kishte deklaruar publikisht më herët që do të votonte një person i cili nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë ministri do t’ia jepte votën, por që nuk e ka ditur se kush do të jetë kandidati.

Haradinaj theksoi se nuk e kishte ditur dhe nuk kishte pasur informata rreth shkrimit që ishte në librin e botuar ku ishte bashkëautor, Dimal Basha.