Lajmet

Daut Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

11.09.2016 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Daut Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka shprehur bindjen se në shkrimin e botuar në media një ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, me materialet e publikuara, ka konfirmuar se procesi i shënjimit të kufirit më Malin e Zi, i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës, është i drejtë dhe në përputhje me realitetin në terren.

Në shkrimin e botuar në media një ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, me materialet e publikuara, ka konfirmuar se procesi i shënjimit të kufirit më Malin e Zi, i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës, është i drejtë dhe në përputhje me realitetin në terren.

Në shkrimin i cili pretendonte të sillte fakte të reja sipas të cilave “Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve”, deputeti Daut Haradinaj në fakt ka ofruar argumente që e mbështesin punën e komisionit shtetëror, i cili si i tillë mbështetet edhe nga institucionet shtetërore, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike të BE-së.

Deputeti Haradinaj, duke dashur t’i bind “të gjithë ata skeptikë të Demarkacionit se si vet Mali i Zi e konsideron Çakorrin kufi ndërmjet dy shteteve”, në faqen e parafundit dhe të fundit të materialit të skanuar nga ai jep argumente për të kundërtën. Sipas materialit që ai servon, vërtetohet se Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi.

Nga përshkrimi në librin e Branka Jokica për Veliken që është pjesë e Komunës së Plavës në Mal të Zi, në një titull të librit që është bashkangjitur në shkrimin e z. D.Haradinaj shkruan:

2 KUSH JANË PRONARËT NË BJELLUHE (KO SU VLASNICI IMOVINE U BJELUHI).

Pas këtij titulli, shkrimi vazhdon: “Sipas të dhënave nga Drejtoria për pronën në Plavë, Shqiptarët nga Kosova, pronarë të pronave në Velikë dhe Bjelluhë janë”: Lista me 34 pronarë me emra dhe mbiemra kryesisht të shqiptarëve nga Kosova me pronë në Mal të Zi.

Këta 34 pronarë në listë janë qytetarëve të Kosovës por pronat e tyre i kishin dhe i kanë në Mal të Zi.

Pastaj, në shkrimin e z. Haradinaj vazhdon lista tjetër në fletën e fundit të skanuar të tij me 14 emra dhe mbiemra. Kjo listë sigurisht vazhdon me emra të pronarëve të cilët janë nga Velika në Komunën e Plavës, por siç shkruan në materialin e z. Haradinaj, ata janë shpërngulur e prona e tyre është e regjistruar në Plavë.

Listën e banorëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës për pronat e tyre në Bjelluhë mund t’i gjeni në ueb faqe të kryeministrisë, por mund të gjeni edhe shkrimin në media të datës 21 Gusht 2016 me titull: “Pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”: http://kryeministri-ks.net/?page=1,9,6087 ”. Në këtë dokumentacion, të ofruar kohë më parë për publikun, është Lista e pronarëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës me dokumentacionin personal e zyrtar. Pronarët janë me mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj, Lokaj, Binakaj, Qorraj.

Kjo mund të vërtetohet duke kontaktuar posaçërisht me kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është në Deçan për këto prona në Bjelluhë- Plavë, Mal i Zi.

Pra, Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi, siç u konfirmua nga z. Haradinaj. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe i kanë dorëzuar në Plavë, thuhet në njoftimin e ZKM’s.

Prandaj, z. Haradinaj me këtë shkrim të ofruar për lexuesin, ka kontribuar dhe ka vërtetuar edhe vet, sikurse edhe pronarët e pronave mbiemrat e të cilëve janë në listë, se Bjelluha dhe Çakorri kanë qenë dhe janë në territorin e Malit të Zi.​

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje