Daut Haradinaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte i ftuar në Zonën B në Klan Kosova.
Deputeti Haradinaj tha se Qeveria kanë provuar të mohojnë shkeljet e Kushtetutës.
“Ata nuk e panë nuk e panë të arsyeshme me diskutuar me opozitën para se me i nënshkru marrëveshjet por vetëm pasi i nënshkruan ato”.
“Mos të na tregojnë neve pallavra se bëhet fjalë për centimetra me marrëveshjen e demarkacionit, nuk e kish çu presidentja në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk do të kishte pasur gaz në Kuvend”.
Haradinaj ka folur edhe për rolin e Ambasadës Amerikane në këtë proces.
“Ambasada Amerikane i gjykon veprimet por besoj që edhe vetë Ambasada është kundër vendimit, kjo qeveri moralisht ish deshtë me shku”.
Haradinaj tha se gazi në Kuvend nuk e pamundëson liberalizimin e vizave.
“Po thuhet që gazi në Kuvend po pamundëson liberalizimin e vizave, nuk është e vërtetë…e vërteta është që dukuri negative ne Kosovë ka sa dush por askush se ka bo me dëshirë hedhjen e gazit por nuk ka pasur formë tjetër”.
“Nëse realizohet qëllimi nuk më vjen keq me kërku falje nëse një veprim imi ka qenë i gabueshëm”
“Ndërkombëtarët shpresojnë se do ta na mirëkuptojnë se ka pas tendenca me na quajt antiamerikanë, antievropian por është e kundërta..ne jemi proamerikan, proevropain dhe e dojmë Kosovën dhe simbolet e Kosovës”
“Unë jam mbështjellë me flamur të Kosovës ndonëse nuk më jep një emocion të veçantë flamuri i Kosovës po jam i vetëdijshëm çfarë date është data 17 shkurt”.
Haradinaj më tutje tha se “Bashkimi Kombëtarë besoj se është i rrugës”.