Daut Haradinaj – Donika Kadajt: Mos i shaj komunitetet se idhnohet nëna jote

E publikuar: 03/10/2017 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daut Haradinaj i ka replikuar ish-bashkëpartiakës së tij, Donika Kadaj – Bujupi, e cila më parë komentoi rreth komuniteteve, pasi sipas tij, edhe nëna e saj mund të hidhërohet.

Deputeti Haradinaj i replikoi shkurt ish-bashkëpartiakës së tij, tani deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadajt, të cilës i thotë të mos i ofendojë minoritetet kur edhe nëna e saj vjen nga një minoritet.

Duke aluduar në atë që tha Daut Haradinaj se nëna e deputetes nuk është shqiptare, thuhet se nëna e Kadajt është boshnjake.