Autor i mendimit pozitiv Daut Demaku po u bën thirrje rinisë të martohen, duke e shprehur si shqetësuese faktin se rreth 200,000 vajza në Kosovë janë të pamartuara.
Demaku në këtë postim në rrjetin social Facebook nuk kursehet nga gjuha seksiste, kur e shkruan me vendosmëri të madhe se: “i vdekuri dhe çupa nuk mbahen në shtëpi!”
Ja dhe postimi i plotë i Demakut:
Bisedova një ditë me një njohës të mirë të demografisë.
Më tha: nuk kemi të dhëna të sakta, por sipas ligjeve demografike në Kosovë janë afërsisht 200 mijë vajza të pamartuara. Më shkoi mendja të katër detyrat e shpejta, dy prej të cilave thonë: i vdekuri dhe çupa nuk mbahen në shtëpi! Askujt në këtë vend nuk i shkon mendja të merret me këtë dramë të individëve dhe me këtë tragjedi kombëtare! Nuk ka shtet normal në botë që nuk shqetësohet për një mijë ushtarë. Ne nuk na bëhet vonë as për 200 mijë sish. Prandaj, ju të ri e të reja, leni llafet e matematikat dhe – MARTOHUNI! Ta dini se sa më shumë njerëz të ketë, aq më të pasur do të jemi.
Me dashuri, Daut Demaku