Avokati Dastid Pallaska, ka shpjeguar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit në detaje propozimin e tij se si prokuroria duhet të pyet Adem Grabovcin që të bëhet dëshmitarë bashkëpunues.
Ai ka vlerësuar se Grabovci në këtë rrugë ka mbetur i vetëm dhe Prokuroria sipas tij duhet të shfrytëzoj gjendjen aktuale dhe emocionale të ish-shefit të grupit Parlamentar të PDK-së.
Sipas avokatit Pallaska hetime duhet të zgjerohen edhe më shumë dhe Prokuroria siç tha ai duhet ta gjej kush është vërtet shefi i shefave. /Telegrafi/