Dashuria e përhershme, dashuria e përsosur, është ruajtur në këtë puthje.
Gjesti i dashurisë së këtij çifti është një puthje e përhershme që mbijetoi për 2800 vjet – e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i mahnitë arkeologët.
Këto dy skelete u zbuluan më 1972 brenda një hapësire në Hasanlu, Lugina Solduz, në Iran, transmeton Gazeta Express.
Deri kohët e fundit, ka pasur shumë spekulime rreth puthjes së skeleteve dhe çfarë ndodhi saktësisht.
Hulumtuesit nga Universiteti i Pensilvanisë zbuluan se ky çift – të dashuruarit e Hasanlu – vdiqën rreth vitit 800 para Krishtit, duke vlerësuar se skeletet e tyre janë 2800 vjet të vjetër.
Skeleti në të majtë është femër dhe ai në të djathtë është mashkull. Shkencëtarët mendojnë se ata vdiqën nga asfiksia, pasi trupat e tyre u gjetën brenda një kazani – duke theksuar një vrimë në kafkë.
Askush nuk e di historinë e tyre të vërtetë. Vetëm ata e dinë. Ndoshta një ditë do ta zbulojmë dhe pse u ruajtën ata kaq mirë që ne t’i shohim dhe cili është kuptimi prapa kësaj puthjeje misterioze.
Ne vetëm e dimë se dikur ata jetuan dhe e dashuruan aq shumë njëri-tjetrin, sa që as vdekja nuk i ndau. /Express