Ajo ditë nuk ishte asgjë ndryshe se ditët e tjera. Si çdo ditë, u ngrita në mëngjes herët që të bëhesha gati për në punë. Madje, burrin e lash në shtrat dhe shpejt e shpejt u vesha. Natyrisht, çdo herë i kushtoja rëndësi veshjes sime, sepse në punë jam në qendër të vëmendjes, meqë puna më lidh më shumë me meshkuj sesa me femra. Shumë herë kolegët e punës nuk m’i heqin sytë sa herë hipi dhe zbres shkallëve të zyrës, për të kaluar nga një zyrë në tjetrën…
Gjithmonë kam marrë atë që kam dashur nga meshkujt, madje jam aq eksituese sa shpesh e ndiej sikletin e meshkujve kur më rrinë pranë, sidomos kur sytë e mi jesh përshkruajnë trupin e tyre.
Edhe në ditën që po e përshkruaj ndodhinë ishte po e njëjta rutinë. Mora veturën dhe u nisa për te vendi i përhershëm ku pija kafenë e mëngjesit me shoqet e mia, kuptohet para se të shkoja në punë dhe pastaj direkt në zyrë. Në atë kohë kisha një pozitë të mirë në ndërmarrjen ku punoja.
Posa hyra në zyrë sekretaresha e drejtorit më lajmëroi për një mbledhje te drejtori ditën e nesërme, ku unë duhej të raportoja për bilancin e vitit që e lamë pas. Të them të drejton, më bezdisi kjo gjë, jo se nuk e kisha përgatitur raportin, por ishin shifra monotone dhe pasdite më duhej edhe një herë t’i shikoja të gjitha, që të mos dilte ndonjë paqartësi.
Dhe, pas dite, kur të gjithë shkuan në shtëpi, unë mbeta vetëm në zyrën time, për të kontrolluar edhe një herë raportin vjetor të llogarisë së ndërmarrjes sonë. Pas nja një orë që bëra punë, përnjëherë u hap dera e zyrës sime. Ishte drejtori. Më habiti fakti se edhe ai ishte në punë, madje në kohën kur të gjithë kishin shkuar në shtëpi, sepse ai, rëndom, dilte nja një orë para të gjithëve…
Drejtori ishte një burrë i pjekur, por ende me moshë i ri, paksa më i ri se unë. Fliste bukur kur komunikonte me cilindo, e sidomos me mua…
U ngrita në këmbë dhe mora xhaketën ta hidhja mbi supet e mi, sepse këmisha ime ishte e hollë dhe shihej pothuajse i tërë trupi im i pjesës së epërme. Më tha të mos lëvizja, të mos brengosem…
Dhe, teksa po bisedonim, përnjëherë sytë e tij u ulën në dekoltenë time dhe deri te këmbët, që dukeshin qartë poshtë fundit të shkurtër.
Në një moment u afrua edhe më afër meje dhe dorën ma hodhi në qafë. Pastaj, pa më thënë asnjë fjalë, filloi t’më puth në qafë, në fytyrë, në buzë, derisa buzët e mia filluan t’i puthin buzët e tij…
Pastaj, më ngriti në këmbë dhe, pasi i largoi letrat që ndodheshin mbi tavolinën time, më shtriu mbi tavolinë…
Trupi tij, që dukej nga këmisha e zbërthyer, me shenja të thonjve të mi në gjoks, më eksitonte edhe më shumë…
Të nesërmen ishim në mbledhje, si në çdo mbledhje tjetër…/V/Kosovarja/