I dashuri më detyron të bëj seks me një femër tjetër
Dëshirat seksuale janë të ndryshme tek persona të ndryshëm. Por deri ku mund të shkojë limiti i fantazisë seksuale, kur vjen fjala tek zbatimi i tyre tek partneri apo partnerja?! Lexoni letrën e 35-vjeçares e cila ‘detyrohet’ nga partneri t’i përmbushë atij dëshirat e shfrenuara seksuale.
Letra e 35-vjeçares
“Kam bërë seks me një vajzë tjetër ndërsa i dashuri im rrinte dhe më shikonte, e nuk donte që të ndalesha.
Më pëlqeu por mendova se kjo do të ndodhte vetëm një herë, por tani ai është bërë shumë i fiksuar pas kësaj dhe më kërkon ta bëj sërish.
Jam e lidhur me të dashurin tim për më shumë se 1 vit. Ai është 42-vjeç dhe unë jam 35-vjeçe. Ai gjithmonë ka qenë i fiksuar pas seksit, dhe pas mënyrave dhe stileve të reja dhe deri diku të tepruara, por unë ia kam plotësuar gjithmonë dëshirat.
Kur kam qenë 15-vjeçe kam pasur një eksperiencë seksuale me një shoqe kolegji, dhe këtë histori ia tregova një natë atij dhe kjo e intrigoi pa masë.
Ai më kërkonte gjithmonë që të merrnim një femër tjetër kur bënim seks, por unë nuk kisha pranuar sepse më dukej shumë e tepërt kjo gjë.
Pas disa javësh shkuam me pushim në Tailandë dhe atje morëm një vajzë 20-vjeçare të cilën e paguam që të bënte seks me mua. I dashuri im vetëm na shikonte dhe kjo gjë i pëlqente shumë. Por unë nuk dua ta bëj prapë. Ai është fiksuar pas kësaj ideje dhe më lutet që ta bëj edhe herë të tjera. Madje ai më thotë edhe të bëj seks online më djem të panjohur dhe ku do vetëm të rrijë në dhomë dhe të më shikojë.
Tani gjerat kanë nisur të bëhen shumë të çuditshme dhe mua nuk po më pëlqejnë fare”.
Përgjigjja e psikologes
“Nuk jam aspak e surprizuar nga kërkesat e tij. I dashuri juaj është duke shijuar një histori seksuale dhe po ju përdor ju si lodër.
E kuptoj se ajo vajza të cilën e paguar për të bërë seks me ty, e ka punë këtë…por tani ai po të trajton edhe ty si të tillë.
Pyet veten se çfarë lidhje ke me këtë njeri dhe se sa shumë të do ai. Mos humb më shumë kohë por reflekto”.