Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin e Shtetit, përshkruan gjendjen e krimit të përgjithshëm në Kosovë.
Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënw në prill nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, përshkruan gjendjen e krimit të përgjithshëm në Kosovë dhe kërcënimin nga terrorizmi rajonal dhe ndërkombëtar të ngjashëm si për shumicën e vendeve evropiane.
“Kosova ka parë një rritje të ekstremizmit islamik në vitet e fundit,” thekson raporti për të dhënë më tej në shifrën e 60 të arrestuarve gjatë vitit 2014 nën dyshimin për pjesëmarrje ose mbështetje të luftimeve në Siri dhe Irak.
“Amerikanët në përgjithësi janë të mirëpritur veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës, mirëpo një pjesë e vogël e tyre mund të konsiderohen antiamerikanë dhe antiperëndimorë. Edhe disa serbë të Kosovës vazhdojnë t’i shohin me dyshim SHBA-të për shkak të bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja,” thuhet në raport.
Lidhur me protestat qytetare thuhet se ato janë të rregullta, shumica paqësore dhe më të shpeshta gjatë tensioneve politike. Ndër arsyet e organizimit të tyre janë papunësia e madhe dhe pakënaqësia me veprimet e qeverisë.
“Vetëvendosje, një lëvizje nacionaliste politike, shpesh organizon protesta kundër qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe ato të SHBA. Këto protesta kanë përfshirë disa herë kërcënime fizike dhe dhunë,” thekson raporti.
Për krimin e rrugës, thuhet se është i lartë dhe ai vjen nga ‘mungesa e mundësive ekonomike si një faktor në të ashtuquajturin krim i mundësisë i përhapur në rrugë, me vjedhje, rrëmbime çantash, sidomos në Prishtinë, e në shënjetër më shumë janë të huajtë, shtëpitë (banesat), bizneset dhe automjetet e tyre.’
Raporti në vazhdim jepë një pasqyre më të gjerë të infrastrukturës rrugore dhe banesore, të parashikimeve sizmike, të mjeteve të komunikacionit dhe udhëtimit, tregut të ushqimeve, pastaj të krimeve që lidhen me drogën, punën dhe reagimet e policisë, spitalet si dhe informacione dhe udhëzime të tjera për shtetasit amerikanë të cilët jetojnë apo planifikojnë të vijnë në Kosovë./rtklive.com/