DASH e shpërndan grafikën me “luftërat” që ndali Trump, Kosova dhe Serbia pjesë e saj

E publikuar: 15/10/2025 02:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përshkruar presidentin Donald Trump si “President i Paqes”, duke thënë se ai ka ndalur tetë luftëra brenda tetë muajve.

Në grafikën e shpërndarë nga DASH me “luftërat” që ndali Trump, përmendet edhe Kosova e Serbia, shkruan Reporteri.net.

Shtetet e përfshira, mes të cilave thuhet se Trump ka ndalur konfliktet janë Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, DRC dhe Ruanda, Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, Armenia dhe Azerbajxhana, si dhe Izraeli dhe Hamasi.

Postimi shoqërohet me një fotografi të Trumpit, duke ngritur grushtin, ndërsa postimi nënvizon rolin e tij në ndërmjetësimin dhe përfundimin e këtyre konflikteve.

Publikimi i kësaj grafike vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për paqen për Gazën në Egjipt.