Mbrëmjen që lamë pas një çift mjaft simpatik nga azili u lidh në martesë në emisionin “Top Shoë Magazine”.
Çifti u lidh në martesë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Një nga momentet më të bukura ishte edhe çasti i hedhjes së buqetës nga nusja. Në radhë për t’a kapur ishin këngëtare të njohura si Mariza Ikonomi, Luara Nezha, Çiljeta Xhilaga, Rozana Radi dhe moderatorja Albana Osmani.
Në fund buqeta u kap nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga, traditë e cila tregon se vajza që arrin të kapi buqetën e një nuseje do të martohet së shpejti dhe vet. Prej kohësh ajo përflitet për një lidhje me portierin e “Partizanit” Alban Hoxha. Ndoshta do të ketë dasëm në horizont?/Gazeta Express/






















