Darka mbi 1 mijë euroshe e Thaçit, me bakllava e ‘Chardonnay’

E publikuar: 02/09/2018 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarët e ish-qeverisë Thaçi ishin gostitur në një darkë jo të lirë natën e 14 qershorit të vitit 2011.

Restoranti “Ambient”, në Prizren kishte pritur një delegacion qeveritar për të shërbyer një darkë që kushtoi 1 mijë e 6 euro.

Fatura zyrtare figuron se është lëshuar në orën 00:48, megjithëse qeveria e cilëson si “drekë zyrtare”.

Në këtë darkë, zyrtarët kishin porositur ndër tjerash bakllavë dhe deserte të tjera që në total kushtuan mbi 60 euro.

Nga llojet e alkooleve në këtë faturë figuron ‘Chardoney” nga Mali i zi dhe verë vendore ‘Stone Castle’.

Aty ishin porositur edhe mish viçi, pule, peshk e sallata të ndryshme./Kallxo.com