Tifo grupi i Kosovës “Dardanët” kanë dalë me një njoftim në faqen e tyre në Facebook.
Ata kanë njoftuar se po synojnë të rriten në të gjithë Kosovën.
Dardanët po kërkojnë përfaqësues nëpër disa qytete të Kosovës.
Postimi i plotë i tyre:
NJOFTIM
Me kënaqësi bëjmë të ditur vullnetin tonë për ta rritur përfaqësimin në qytetet e tjera të Kosovës, për të qenë sa më të pranishëm në çdo pëllëmbë të vendit me përfaqësues lokalë, që garantojnë shpërndarjen e biletave me rastin e ndeshjeve të kombëtares dhe organizimeve tjera.
Emrat e qyteteve ku dëshirojmë shtrirje të re janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina.
Ju bëjmë thirrje të kontaktoni liderin tonë, Lulzim Berishën apo kryesinë e tifogrupit, nëse mendoni që ndonjëri nga ju në këto qytete ka autoritetin, besimin dhe reputacionin e nevojshëm për të qenë përfaqësues lokal. Nëse shprehni interesim, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë.
Ky është vetëm një paralajmërim paraprak në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjet e shtatorit që kemi nisur t’i bëjmë. Edhe mërgata nuk do të jetë e përjashtuar. Se si jemi duke organizuar edhe në këtë segment do t’jua bëjmë të ditur pas pak kohësh. Ndërsa ndërkohë presim interesim nga ju, papërjashtim, që të jeni udhëheqësit e rinj modelë Dardanë në qytetet e renditura lart.
Kosova, kjo zgjedhje e nderi, jo zori!