Dardanët e rinj e nisin mbarë fazën “Elite Round”, triumfojnë ndaj Austrisë

E publikuar: 20/03/2024 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka fituar ndeshjen e parë në fazën “Elite Round “ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Dardanët shënuan fitore ndaj Austrisë të mërkurën me rezultat minimal 1-0.

Kështu dardanët e rinj do t’i kenë edhe dy lojë në këtë fazë.

Fillimisht do të përballen me Spanjën me 23 mars dhe tre ditë më vonë me Slloveninë.