Dardan Sejdiu përqesh Adriatik Kelmendin, ky ia kthen: I ri je për Rubikon

E publikuar: 09/03/2016 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adriatik Kelmendi i ka kujtuar Dardan Sejdiut të VV’së se është i ri për të qenë mysafir në emisionin ‘Rubikon’. Kjo pasi, Sejdiu, ka përqeshur një intervistë të Kelmendit, të realizuar me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Dardan Sejdiut të Vetëvendosjes nuk i ka pëlqyer intervistimi i Shpend Ahmetit, kryetar i Prishtinës në Rubikon të KTV’së me Adriatik Kelmendin.

“Ai momenti kur pyetjet dhe konstatimet e gazetarit jane me te gjata se atij qe po intervistohet!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kelmendit i cili ka treguar se Sejdiu ka kërkuar që të jetë mysafir i këtij emisioni, por se një gjë e tillë është e pamundur, sipas rregullave të emisionit.

“Opa, nuk e kam pritur kurre nje nivel te ketille, por ja qe po ndodhka. Nje goditje bukur e ulet e Dardanit derisa isha ne emision live me shefin e tij.

Tash zakonisht nuk i marr fare seriozisht keto, por kur behet fjale per nje person qe ka post te ketille publik dhe kur ka nje “histori” per shkakun qe e paska nxitur kete reagim te ulet, ja po e bej publike edhe arsyen e vertete:

Dardan Sejdiu ka kohe qe po kerkon qe te vije ne interviste vetem ne Rubikon. Une ndonese e cmoj, pergjigjen ia kam kthyer njesoj: “Per 12 vjet te Rubikonit, asnjehere nuk kam thirre nje nenkryetar ne interviste vetem ne Rubikon. Mund te vish gjithmone ne debate me te tjeret, ose nese behesh kryetar”.

Dardanit nuk i ka pelqyer kjo pergjigje e vazhdueshme imja. Ka vazhduar te insistoje edhe pas intervistes se Ismet Beqirit qe te vije ne Rubikon vetem. Ekzistojne deshmi te shkruara per kete.

Ka bere presion te zyrtaret per media ne LVV qe ai duhet te jete ne Rubikon.

Ka kerkuar edhe nga Shpendi qe te jete Dardani ne vend te tij.

Sic po e shihni, nuk ia ka mbushur mendjen as subjektit te tij politik se ai duhet te jete ne emision. Dhe si rrjedhoje sonte ishte kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti.

Porosia per Dardanin: Mos e merr ngat zemres se je i ri ne politike, ke kohe!”, shkruan Kelmendi në Facebook.