Dardan Sejdiu-LDK-së: Ju jeni më e keqja e vendit. Nuk e zbuluat asnjë vrasje të aktivistëve tuaj!

E publikuar: 28/02/2016 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj një deklarate të LDK-së së Prishtinës, e cila e kritikoi ashpër Sejdiun, shkruan GazetaBlic.

Ai këtë  parti e ka quajtur si të keqën më të madhe të vendit dhe e ka akuzuar për pamundësi për t’i zbuluar vrasjet e personave të vetë LDK-së.

Lexojeni të plotë:

 

Për LDK-në e Prishtinës unë qenkam një llomotitës kleptokrat, ky është deklarimi i plotë i tyre. Në këtë deklarim në mungesë të ndonjë argumenti karshi konstatimeve që është pikërisht Isa Mustafa dhe klika e tij në LDK ajo që mirëmban PDK-në dhe Hashim Thaçin në pushtet, ky grup si zakonisht (sikurse edhe shefi i tyre) etiketon dhe shpife.

Po e përsëris, dy herë e mbajtët Thacin në pushtet, ishit ne qeveri për 13 vite dhe asnje rast të vrasjeve te aktivisteve tuaj nuk e zbuluat, u pasuruat në mënyrë marramendëse, lejuat 46,000 ndërtime pa leje, bekuat zajednicën, formuat gjykatën speciale dhe keni ende guxim të flisni dicka.

Ju jeni e keqja më e madhe e ketij vendi, ju mundesuat dhe ndihmuat gjitha te keqijat ne kete vend keto 16 vitet e pasluftes.

Ndersa ne nuk do te ndalemi, ne do te ju zbrapsim, ashtu sikurse jeni zbrapsur ne Prishtine nga hajnia, dhe nepotizmi. /Gazeta blic/