Dardan Molliqaj për Liburn Aliun: S’njoh njeri që thotë nuk e di sa e kam blerë banesën 

E publikuar: 07/06/2022 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur në lidhje me deklaratën e ministrin Liburn Aliun se nuk i kujtohet çmimi me të cilin e ka blerë banesën.

Ai u shpreh se njeh ndonjë njeri që nuk e di se sa e ka blerë banesën e tij.

“Banesën e parë nëse ia llogaritim metrën me çmimin që e ka deklaru në agjension po i bike 580 euro. Më shtrejt e ka ble metrin katror të asaj banese sesa të asaj në një lagje shumë të shtrenjtë. Nuk njoh njeri që thotë nuk e di sa e kam blerë banesën” tha ai në emisionin “Rublikon” në Klan Kosova.

Ai tha se është e qartë se aty ka korrupsion dhe Liburni duhet të jap llogari.